Panorama Sport (Albania)

Turqit e Zirat Bankasit, “mision i pamundur” për Studentin

“Challenge Cup”/ Humbin 3-0 në ndeshjen e parë

- Olgert Serani

Skuadra kampione e Studentit në volejboll për meshkuj u mposht me lehtësi 3-0 ndeshjen e parë të "Challenge Cup" ndaj turqve të Zirat Bankasi Ankara, e luajtur në "Asllan Rusi". Një takim që respektoi parashikim­et ndërsa përballë ishin dy skuadra me diferenca të mëdha. Kësisoj skuadra turke është një hap larg kualifikim­it për në turin tjetër pas atij suksesi "flash". Përveç avantazhit 3- 0 në fillimin e setit të parë për të besuarit e trajnerit Arben Sako, më pas rivalët patën gjithçka nën kontroll, duke qenë superiorë edhe pse nuk luajtën me formacioni­n titullar. Turqit përmbysin shumë shpejt epërsinë e përkohshme të kampionëve të shqiptarë, 4-8. Savas për Zirat Bankasin është rreziku numër një për Studentin, sikurse Markus Nilson (2.08 metra) është i pamarkuesh­ëm nga blloku kryeqyteta­s. Gyngor shënon nga shërbimi dhe 10- 4. 23vjeçarit mik i përgjigjet Pepaj. Studenti është inferior në topin e parë dhe në shifra 5- 12. Tekniku Sako bën shenjë për pushim për të tijtë. Xhabrahimi, më i miri për Studentin (me 8 pikë në total), është i saktë në finalizim, por i vetëm nuk mund të bëjë mrekulli. Topi i parë mbetet një minus i madh për të zotët e shtëpisë, çka detyron trajnerin Sako të ulë në stol Ramën për Andi Lundrën. Skuadra turke shkëputet vazhdimish­t. E majta "rrufe" nga shërbimi për Nilson është "mision i pamundur" për Lundrën ta neutralizo­jë dhe shifrat thellohen 6-20. Sërish pushim për Studentin. Lundra bën një ngecje në limitet e zonës, por Zirat Bankasi e mbyll këtë set 25- 9. Formalitet edhe seti pasardhës me turqit që shkëputen që në start 7-1. Pikën e parë për tanët e shënon Rama që pasohet nga Xhabrahimi. Sako luan një tjetër kartë. Fut në lojë organizato­rin e marrë hua nga Farka Volej, Deliun. Për fat të keq Studenti çon dëm edhe shërbimet. Edhe ato pikë që shkojnë për të, janë më tepër për meritë të kundërshta­rëve si dhuratë nga shërbimi. Trajneri mik madrilen, Fernando Benitez ka luksin të freskojë skuadrën. Pika maratonë e 22- të për turqit mbajti firmën e Enaboifo, ndërsa krejt seti mbyllet 25-11. Studenti thjesht kryente një for-

malitet në parket edhe setin e tretë që fitohet sërish nga miqtë 25-14, takim që zgjati më pak se 60 minuta. Ndeshja e kthimit luhet më 21 dhjetor. Interesim i kënaqshëm i tifozërisë ku nuk munguan as ata miq me flamuj dhe shalle në mbështetje të ekipit skuadrës së zemrës. Madje në tribunën

VIP zuri vend deri në fundin e setit të dytë edhe ambasadori turk në vendin tonë, Hidajet Bajraktar, i cili u largua duke u përshëndet­ur me lojtarët e Zirat Bankasi Ankara. Fundi ishte pikant: një foto në grup, çka rikonfirmo­i miqësinë mes dy shteteve.

 ??  ?? Nga ndeshja e djeshme
Nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania