Panorama Sport (Albania)

Sukaj premton: Fitojmë dy derbet

"Askund si te Partizani. Në Shqipëri, s'kam qenë ndonjëherë i paguar më korrekt se këtu"

-

Partizani ka qenë ak tiv në merkaton e janarit, duke afruar elementë të spikatur në futbollin shqiptar. Një nga përforcime­t më cilësore të merkatos së dimrit për Partizanin është kthimi i Xhevahir Sukajt. Sulmuesi në sezonin e kaluar u kthye në idhullin e tifozërisë së kuqe për golat e shënuar, kryesisht në derbi. Shkodrani është kthyer te "demat" pas një aventure jo shumë të suksesshme në Malajzi, të cilën shpreson ta mbyllë edhe nga ana burokratik­e në javën e ardhshme. Sulmuesi ka treguar në një intervistë për "Supersport" se çfarë pret në këtë sezon te Partizani, si e sheh rivaliteti­n e madh në sulmin e kësaj skuadre, apo edhe atë të luftës për titullin kampion. Shkëputja nga Perak

Sukaj pësoi një dëmtim kur ishte pjesë e Perak në Malajzi dhe prej ditësh ka nisur fazën e rehabiliti­mit në fushë me Partizanin. Sulmuesi pohon se shumë shpejt pret të zgjidhë procedurat burokratik­e me Perak dhe të federohet si i kuq. "Kam ardhur të bëhem pjesë e Partizanit, duke parë që kisha një konflikt të vogël në kontratë në Malajzi, klubi më ka kërkuar ta prish atë. Unë desha që të bëhej një pagesë ekstra si prishje e njëanshme e kontratës nga klubi, ndaj janë vonesat. Por deri të martën ose të mërkurën do të jem i kompletuar me dokumentac­ionin e plotë dhe do të jem 100% pjesë e Partizanit", u shpreh Sukaj

Rikthimi te Partizani

Bomberi më pas tregon arsyet pse zgjodhi Partizanin në Shqipëri: "Në Shqipëri, nuk kam qenë ndonjëherë i paguar me korrektësi sesa te

Partizani dhe nuk e them këtë për t'ia rritur vlerat këtij klubi. Kam qenë shumë i rregullt ndaj klubit dhe klubi ndaj meje. Normalisht ishte zgjedhja e parë në Shqipëri, duke parë edhe që klubi ka një projekt shumë të madh për të ardhmen. Të

jeni të bindur se falë vizionit të presidenti­t, Partizani do të bëhet edhe më i madh seç është, pa rivalitet në kampionati­n shqiptar". Konkurrenc­a në sulm

"Bëhesh më i rëndësishë­m kur ke konkurrenc­ë, sesa kur nuk ke. Nëse do të isha

vetëm unë do të thoshin kemi vetëm Sukajn aty, atë kemi. Më mirë kur janë 5 dhe kush është i zoti të luajë e të bëhet secili i rëndësishë­m. Normalisht të ketë një lloj harmonie, kush luan t'i shërbejë ekipit, konkurrenc­a tani te Partizani është për të mirën, jemi të kompletuar. Mendoj të mos ketë asnjë lloj problemi e xhelozie, t'i shërbejmë ekipit që të dalim kampion", vijoi më tej shkodrani.

Premtimi për tifozët

Sukaj i pyetur se sa u premton goli të kuqve në

pjesën e dytë, ai premtimin e kalon te triumfi në dy derbet e mbetura të këtij sezoni.

"Nuk premtoj shumë gola. Vij nga një dëmtim, të cilin besoj se e kam kaluar dhe jam bashkuar në stërvitje me skuadrën. Nuk bëj premtime të mëdha, e rëndësishm­e është që të paktën të fitojmë dy derbet. Ky është premtimi. Meqë i kemi mbyllur 0- 0, shpresoj që të mos e mbyllim pa gol dy të tjerët, ky është premtimi im", deklaroi bomberi i të kuqve.

Rivaliteti për titullin

"Unë nuk e di se pse nuk e kam frikë Kukësin, me sinqeritet. Nuk e kam frikë, edhe duke parë se presidenti Gjici është shumë i angazhuar me skuadrën dhe e bën më të rrezikshëm. Por mendoj se Skënderbeu është rivali kryesor i Partizanit dhe këto dy ekipe janë ata që do të diskutojnë titullin. Shpresoj që ai të përfundojë te ne".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania