Panorama Sport (Albania)

Marseja e do Canën drejtor

Drejtuesit e rinj të skuadrës franceze i kanë bërë një tjetër ftesë ish-mesfushori­t shqiptar

- OLSI TUJANI

Nuk ka ende një lamtumirë zyrtare për lënien e futbollit, mirëpo Lorik Cana është një nga emrat që lakohet gjithnjë e më shumë për të startuar karrierë në një post drejtuesi. Së fundmi, skuadra franceze e Marsejës, pas ndryshimit të pronarëve është në ristruktur­im të organikës së klubit. Plani i tyre është që të rikthejnë në klub sa më shumë nga ish-futbollist­ët e suksesshëm në këtë skuadër, që kanë kontribuua­r prej vitesh.

Posti - Lorik Cana duket gjithnjë e më pranë Marsejës, tashmë që nuk është më pjesë e futbollit aktiv. Ishkapiten­i i Kombëtares shqiptare ka marrë një tjetër ftesë nga drejtuesit e klubit francez, këtë radhë për të qenë i pranishëm në stadium gjatë ndeshjes së mbrëmjes së djeshme mes Marsejës dhe Monakos, e vlefshme për Ligën 1. Jo vetëm Cana, por ftesë kanë marrë edhe disa ish-futbollist­ëve të tjerë, që kanë lënë gjurmë në historinë e ekipit. Që pas kampionati­t Europian, ku Cana luajti dhe ndeshjet e fundit si futbollist, ai është parë shpesh afër aktivitete­ve të Marsejës, madje nuk kanë qenë të pakta herët që është folur për një aventurë të re të tijën në një pozicion në stafin drejtues. Pronarët e rinj të klubit marsejez e kanë piketuar ishkapiten­in e tyre për disa sezone si një nga emrat e duhur që mund të marrë post të lartë drejtuesi në strukturën e klubit që duhet të rikthehet sa më shpejt ndër skuadrat elitare të Francës. Vetëm disa ditë më parë, Cana ishte gjithashtu i ftuar nga pronarët e rinj, një takim që u zhvillua me ish-legjendat e Marsejës, për të diskutuar rreth projekteve që mund të rikthejnë Marsejën në elitë. Megjithatë, Cana, i cili është duke ndjekur dhe kurset e

UEFA- s për trajner dhe ka arritur të marrë deri më tani licencën UEFA A, nuk i ka varur ende zyrtarisht këpucët në gozhdë. Së fundmi, vetë futbollist­i ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet në fëmijërinë e tij me veshje tradiciona­le.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania