Panorama Sport (Albania)

Nxënësi si ndihmës i De Biazit

Marko Veroneze do të jetë numri dy i Kombëtares së futbollit

-

Xhani De Biazi ka preferuar përsëri një asistent italian për të zënë vendin e lënë bosh nga Paolo Tramexani. Njoftimi nuk ka ardhur nëpërmjet zyrës për shtyp të FSHF-së, ashtu siç duhej të ndodhte normalisht, por u është komunikuar mediave italiane. Portali i gazetarit të njohur italian, Xhianluka Di Marzio, ka bërë të ditur se Marko Veroneze do të jetë krahu i djathtë i teknikut të përfaqësue­ses shqiptare. Me sa duket, De Biazi ka vendosur t'i besojë një ish-futbollist­i të tij. Ai ka stërvitur Veronezen në vitet e suksesshme te Modena, kur e ngjiti ekipin nga Seria C1 në A. Veronese, ndonëse i dalë nga akademia e Interit si sulmues me perspektiv­ë, ka kaluar karrierën e tij si futbollist në ekipe të vogla, derisa e mbylli atë përfundimi­sht te Pavia. Ai drejtoi ekipin e paratërinj­ve të këtij klubi para se të bëhej asistent i Fulvio Peas te pankina e Monxës dhe Kremonezes. Pritet që ai të udhëtojë së shpejti drejt Tiranës për të nënshkruar kontratën e re, ndërsa nuk dihet ende nëse do të merret edhe me zbulimin dhe ndjekjen e talenteve siç bënte Tramexani para tij. Megjithatë, parashikoh­et që edhe Ervin Bulku të vazhdojë të jetë pjesë e stafit teknik të përfaqësue­ses, si asistenti shqiptar i De Biazit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania