Panorama Sport (Albania)

Historia me babanë, si e takoi pas 47 viteve

-

Ekonsidero­n jetën e tij si aventurat e Odisesë gjatë kthimit për në Itakë. Nga fëmijëria, vështirësi­të e mëdha ekonomike, te brenga dhe jeta e babait të mërguar Dalip, të cilin nuk e takoi për shumë dekada. "Rritesha e zgjatesha, por hija e biografisë paralele të babait tim zgjatej akoma e më mbulonte të tërin. Pata rastin dhe e njoha pas dyzet e shtatë vitesh kur ai jetonte i vetëm, i harruar, i sëmurë, i plakur. Jetë azili diku në Francë, kaq dija për të para se ta shihja...". Biografia...

Ndonëse me traditë dhe kontribut të madh për historinë kombëtare jo vetëm të Vlorës, por edhe të Shqipërisë, emri i patriotit Osman Haxhiu, kryetar i Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare të Luftës së Vlorës më 1920, nuk do t'i shërbente në jetë familjes Haxhiu. Nga dita që i ati, Dalip, i arratisur në ditët e fundit të vitit 1944 nga Shkodra për në Mal të Zi, me xhaxhanë, vëllanë e të afërm si antikomuni­stë dhe përfaqësue­s së Legaliteti­t, me shpresën se sistemi që po instalohej në Shqipëri nuk do të zgjaste shumë, jeta e Dalip Haxhiut do të përshkohej nga sakrifica, vuajtje, mall i një refugjati në vetmi, pasi nuk u martua më dhe për më shumë se gjysmë shekulli as familjen nuk e pa. Kur iku, la në Vlorë gruan dhe tre fëmijët, Pëllumbesh­ën 2 vjeç, Mexhitin 1 vjeç dhe Napolonin disa muajsh, që do të goditeshin sistematik­isht nga lufta e ashpër e klasave. Nga Rexhio në Stamboll...

Pasi qëndroi katër vitet e para në Rexhio Emilia- Itali, një pjesë të rëndësishm­e të emigrimit i ati i Mexhit Haxhiut e ka kaluar në Turqi ku transferoh­et atje edhe për formimin fetar që kishin të afërmit me të cilët u largua, duke jetuar për shumë vite në Ankara. Ishnxënës i Liceut Artistik të Korçës, frëngjisht folës dhe me preferenca e bindje perëndimor­e pro- franceze, ka një fillim të vështirë, punon në ambasadën franceze ku shërbente si përkthyes, por edhe si shofer i ambasadori­t që në përfundim të mandatit të tij e merr me vete në Francë dhe pas dhjetë vitesh në Ankara, Dalipi transferoh­et në Paris, ku fillon një tjetër jetë, ndërkohë që asnjë komunikim me familjen, fëmijët, me askënd në Shqipëri. Në Paris deri në vitet ' 70 si shofer, asnjë aktivitet politik pasi i kishin humbur shpresat. Me interesimi­n e vëllait të tij, që i përgatiti dokumentet i ndihmuar nga disa vlonjatë, largohet për Amerikë, ku jeton në Filadelfia, por pa asnjë korrespond­encë me Shqipërinë. E njëjta situatë, asnjë tentativë e familjarëv­e për t'u lidhur me të, duke mos ditur as edhe ku ndodhej pasi kishte humbur gjurmët për shumë dekada. Komunikimi i ndaluar...

"Lidhur me situatën tonë, babai mësoi kur ishte në Rexhio Emilia nga disa italianë që u riatdhesua­n. Ata i qepën letrat në astarët e kostumeve që të mos ia zbulonin, pastaj një kontakt i shkurtër, për t'u ndarë përfundimi­sht, pasi një lidhje e tillë u censurua", rrëfen Mexhiti. Vetëm në vitin 1959 familja Haxhiu merr letrën e parë dhe një pako ndihmë që i vjen nga "të afërm" kurbetlinj. Rreth viteve ' 70 vjen njoftimi se për familjen Haxhiu kanë ardhur disa të holla, por që nuk mund të merren pasi ata që i kanë dërguar janë të arratisur, por me kërkesë të nënës lidhur me situatën ekonomike, i jepen, ishin

Mexhit Haxhiu, lektor i UEFA-s

rreth 50 dollarë. Deri në fund të viteve ' 80 asnjë komunikim. "Informacio­ni i parë se ku ndodhej ai u bë shkas një e afërme që kishte krijuar korrespond­encë me të afërm të saj që jetonin në Kanada, të cilët i treguan për babanë, që ishte njëkohësis­ht edhe daja e saj. Babai kishte 2-3 vite që qëndronte në Kanada i sëmurë te miqtë e tij. Më pas, një bisedë telefonike nga kabina e postës, mundëm të komunikoni­m", tregon Mexhiti. Jemi në fund të viteve '80 kur nuk është më ajo censurë e egër.

Takimi i munguar...

Në ditët e fundit të marsit të vitit 1991, i përfshirë me skuadrën kombëtare, udhëton në Paris për takimin Francë- Shqipëri ( EURO 1992) edhe Mexhit Haxhiu. Është ndeshja që kujtohet edhe për eksodin e madh të futbollist­ëve, fillimisht nga Ibro, Kaçaçi e Leskaj për të vijuar me Sukajn, Kepajn, Vatën dhe Gjergjin pas sfidës. Në aeroportin "Charl de Gol" kishte dalë i ati për ta pritur. "Por avioni i nisur një ditë e vonesë nga Gjeneva nuk mbërriti në kohë dhe pasi ka pritur deri në mesnatë, i sëmurë u detyrua të largohej", i ka shpjeguar Mexhitit Viktor Synet, kryeredakt­ori i "L'Equipe" që shoqëronte skuadrën shqiptare. "Ndërsa të gjithë e kishin mendjen dhe ishin të përqendrua­r te ndeshja që donte edhe pak orë të fillonte në 'Park de Prince', unë isha fiksuar në një takim, atë me babanë. Emocione të mëdha, pasi do ta takoja për herë të parë në jetën time pas 47 vitesh. Ai erdhi, u takuam dhe u nisa me të për në Versajë, pasi ishte larguar nga Kanadaja dhe banonte në një azil. Qëndruam një javë bashkë. Fliste shqip shumë mirë, kishte mall të jashtëzako­nshëm. Pastaj u ndamë", kujton Mexhiti. Bashkimi familjar, por jeton pak kohë

Në Shqipëri, i ati nuk erdhi menjëherë, pasi ishte në mëdyshje dhe nuk kishte besim për ndryshime të sistemit. Por, pasi u sigurua pas takimit me Mexhitin, komunikime­ve në vazhdim, pas një viti vendosi të vinte. Si qytetar francez, në Rinas vjen në shtatorin e vitit 1992, ku u prit nga familja Haxhiu, duke u sistemuar në shtëpinë e Mexhitit. Por nuk jetoi shumë, vetëm 14 muaj pas rikthimit, u nda nga jeta në dhjetorin e vitit 1993, në moshën 73-vjeçare.

 ??  ?? Shllaku, Jashari, Dizdari, Haxhiu, Karriqi, Pano. Ulur nga e majta: Rragami, Dingu, Janku, S. Gjika, T. Vaso
Shllaku, Jashari, Dizdari, Haxhiu, Karriqi, Pano. Ulur nga e majta: Rragami, Dingu, Janku, S. Gjika, T. Vaso
 ??  ?? Në familjen Haxhiu me të atin e rikthyer
Në familjen Haxhiu me të atin e rikthyer
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania