Panorama Sport (Albania)

Zëvendësi i Ekubanit mund të vijë sërish nga Kievo

22-vjeçari pritet t'i ofrohet Partizanit për "lirinë" e italo-ganezit

- ILIR CARA

Kaleb Ekuban është kryelajmi i merka tos dimërore të Partizanit. Falë paraqitjes së mirë me të kuqtë në kampionat, por edhe në dy miqësoret e para të zhvilluara në Antalia është rritur interesimi për 22vjeçarin. Italo-ganezi është në pronësi të Kievos, por ai është huazuar te Partizani deri në fund të këtij sezoni. Thuhet se ofertat për Ekubanin janë nga më të ndryshmet, ku mes të tjerave turqit e Adanaspori­t i japin 400 mijë euro në sezon sulmuesit të Partizanit. Të drejtën e shitjes së sulmuesit e ka Kievo, e cila e ka nën kontratë lojtarin deri në verën e 2018-ës. Por, Partizani, që ka të drejtën sportive të lojtarit deri në fund të këtij edicioni, është i vendosur për ta mbajtur sulmuesin që shikon si një udhërrëfye­s për arritjen e titullit kampion. E vetmja mundësi që Ekuban të largohet nga "demat" që në janar, është gjetja e gjuhës së përbashkët mes Partizanit dhe Kievos. Gjithçka mbetet e hapur deri në mbyllje të merkatos.

Lamin Jallou - Me sa duket, klubi i Serisë A ka marrë oferta të kënaqshme për Kaleb Ekubanin dhe për të bindur Partizanin që ta lënë të lirë lojtarin që në janar, mund të ofrojë ndonjë lojtar tjetër. Lamin Jallou është pjesë e Kievos dhe gjasat janë që ai të jetë zëvendësue­si i Ekubanit te Partizani. Jallou është lojtar i Kombëtares së Gambias, por nuk ka pasur hapësirë te Kievo në këtë sezon, ku ka luajtur vetëm 14 minuta si zëvendësue­s në dy ndeshje. 22vjeçari është sulmues krahu, pozicion natyral ka të djathtin, por luan pa problem edhe në të majtë. Sipas mediave italiane, Lamin Jallou kërkohet nga skuadra e Trapanit, që militon në Serinë B, por thuhet se transferim­i i tij është bllokuar, pasi lojtari ka oferta edhe nga Shqipëria. Mbetet për t'u parë nëse 22-vjeçari i Kievos pritet të bëhet pjesë e pazarit "Ekuban" apo do të jetë ai afrimi surprizë që ka programuar klubi për këtë merkato dimri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania