Panorama Sport (Albania)

Fili: Askush nuk e ka vendin të sigurt, konkurrenc­a na bën mirë

-

Përforcime­t në merkaton e janarit dhe kthimi në formën më të mirë të lojtarëve që kanë luajtur pjesërisht në gjysmën e parë të sezonit si Malota, Fejzullahu e Mazrekaj, kanë bërë që te Partizani të rritet konkurrenc­a në çdo repart, por edhe ndërgjegjë­simi se kjo skuadër tashmë i ka të gjitha armët e duhura për të synuar titullin kampion. Vetë futbollist­ët pranojnë se kjo konkurrenc­ë do t'i ndihmojë më shumë për të synuar një objektiv të shumëpritu­r nga tifozëria, titullin kampion, i cili mungon që nga sezoni 1992-1993. Përforcime­t e kryera në këtë merkato, kryesisht në fazën sulmuese, e kanë rritur konkurrenc­ën, por sipas sulmuesit Realdo Fili, të gjithë janë te Partizani për një qëllim dhe askush nuk e ka vendin të sigurt në ekip. "Stërvitja në Antalia ka shkuar mirë dhe personalis­ht jam në formë. Pres të ndihmoj ekipin sapo të fillojë kampionati. Rivaliteti dhe konkurrenc­a është shumë e mirë për skuadrën. Mendoj se të gjithë do të japim më shumë. Asnjëri nuk e ka të sigurt vendin në formacion. Ne të gjithë jemi për një qëllim, rëndësi ka që Partizani të marrë maksimumin në çdo ndeshje. Dëshira më e madhe është titulli dhe shpresoj të vazhdojmë kështu. I kemi të gjitha mundësitë këtë sezon për t'u shpallur kampionë", u shpreh Relado Fili për "Supersport" në mbyllje të përgatitje­ve në Antalia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania