Panorama Sport (Albania)

Teuta, me sytë nga Serbia për mbrojtjen

-

Teuta ka bërë një merkato jo të zhurmshme gjatë këtyre dy javëve, ku deri tani janë arritur që të afrohen disa elementë të nevojshëm. Por, procesi i kompletimi­t të grupit nuk ka përfunduar ende te skuadra durrsake. Prioritet mbetet përforcimi i repartit mbrojtës. Për momentin, Teuta i mban sytë nga Serbia, ku e shikon si tregun ku mund të arrijnë qëllimet e tyre në këtë merkato për të gjetur elementë e duhur. Kërkesat e trajnerit Maganai kanë të bëjnë me afrimin e një qendërmbro­jtësi dhe një mbrojtësi të djathtë. Ditë më parë është thënë se presidenca durrsake është në bisedime me një qendërmbro­jtës serb, i cili ende nuk ka mbërritur. Është folur edhe për afrimin e mbrojtësit serb të Bylisit, Borislav Simiç, por kjo pistë u mohua më vonë nga durrsakët. Fabio Hasa dhe Arsen Sykaj janë afruar nga durrsakët për repartin defensiv, por me sa duket pritshmëri­të e drejtuesve të Teutës janë më të mëdha për këtë sektor. Shpresat për kompletimi­n e mbrojtjes mbeten afrimet nga Serbia. Së fundmi, trajneri Magani ka marrë një lajm të mirë, pasi ekipit i janë bashkuar dy titullarë, Arbër Çyrbja dhe Bledar Hodo. Të dy lojtarët kanë qenë të dëmtuar, por rikthehen në ekip dhe shpresohet që të jenë gati për fillimin e pjesës së dytë të sezonit. Teuta e ka zhvilluar në Durrës minifazën përgatitor­e, proces i cili pritet të mbyllet me një miqësore në këtë fundjavë. "Djemtë e detit" të shtunën do të matin forcat me Laçin, një kundërshta­r direkt në luftën për mbijetesë. Ky takim do të jetë një barometër për të dy klubet për punën që kanë kryer në këtë merkato dimri. Jeton Rexhmati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania