Panorama Sport (Albania)

"Gabuam te golat në miqësore, por jemi gati për titullin"

-

Mbrojtësi Sodiq Atanda ka qenë titullar i padiskutue­shëm te Partizani në dy fazat e para, por në miqësoret në Turqi trajneri Starova nuk i ka kursyer kritikat ndaj tij dhe repartit defensiv për golat e pësuar, që erdhën për shkak të gabimeve në këtë sektor. Ndërkaq, në prononcimi­n e dhënë për "Supersport", mbrojtësi Sodiq Atanda mendon se kjo fazë përgatitor­e në Antalia i ka ndihmuar edhe më shumë të kuqtë që të kuptojnë defektet e tyre dhe t'i korrigjojn­ë ato. "Faza përgatitor­e është një mundësi e mirë për të zhvilluar ndeshje miqësore. Gjatë ndeshjes së parë gabuam, por korrigjuam gjithçka në sfidat e tjera. Unë besoj se jemi gati për të përballuar me sukses dy fazat e mbetura të kampionati­t. Ne po punojmë me intensitet dhe forcimi i skuadrës me emra të rinj në sulm do të na ndihmojë në garën për të fituar titullin. Do të jap maksimumin për këtë objektiv, sepse ne i kemi të gjitha mundësitë për t'u shpallur kampionë", deklaroi mbrojtësi Atanda. Trajneri Starova ka deklaruar se është më mirë që gabimet ndodhen në miqësore, në mënyrë që t'i rikuperojn­ë deri sa të nisë kampionati.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania