Panorama Sport (Albania)

Në fundjavë pritet miqësorja e fundit

-

Pas kthimit nga Turqia, Partizani do t'i vijojë përgatitje­t në kryeqytet, seanca të cilat do të mbahen si zakonisht në kompleksin "Tirana Internacio­nal" në Pezë. Në Antalia, ekipi zhvilloi tri miqësore dhe përgatitje­t dimërore pritet që të mbyllen këtë fundjavë me një tjetër test. Ende nuk është përcaktuar se kush do të jetë kundërshta­ri i radhës. Për këtë pritet që të vendoset sot, ku pa dyshim do të jetë trajneri Starova ai që do të vendosë për karakterin e kundërshta­rit që do të ketë përballë. Gjasat janë që përballë skuadrës së Starovës të jenë të rinjtë e kuq, ose Partizani B. Ndërsa pas kësaj jave, ngarkesa do të jetë më e ulët dhe puna do të fokusohet te ndeshja me Luftëtarin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania