Panorama Sport (Albania)

Dhurata e presidenti­t mbetet ende e pazbuluar

-

Gjatë merkatos së dimrit, Partizani ka arritur që të përforcojë fazën sulmuese, ku përveç Xhevahir Sukajt dhe Methju Bonifjes, pas disa viteve kanë arritur të afrojnë edhe një fantazist, Marko Cetkoviç. Ndonëse është rritur ndjeshëm forca goditëse dhe ekipi konsideroh­et i kompletuar, merkatoja e Partizanit mbetet sërish e hapur. Madje, është thënë se presidenti Gaz Demi e ka gati edhe një dhuratë për ekipin. Flitet se afrimi do të jetë një emër cilësor, por për momentin dhurata e presidenti­t të kuq mbetet ende e pazbuluar. Prej kohës Agim Ibraimi mbetet emri më i lakuar i merkatos së "demave". Palët i kanë konfirmuar bisedimet, por lojtari ende nuk i ka mbyllur marrëdhëni­et me kazakët e Astanës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania