Panorama Sport (Albania)

Tirana, një belg për sulmin

I ka shënuar Partizanit në Europë, klubi sot i jep përgjigje ish-lojtarit të Stromsgods­et

- ADELA MERKO

Tirana ka gati një belg për sulmin. Bardhe blutë kanë nisur negociatat fillestare me Marvin Ogunjimin, 29-vjeçari i cili ka qenë pjesë edhe e Kombëtares së Belgjikës. Një agjenci menaxhimi, e cila ka siguruar përfaqësin­ë e 29-vjeçarit për kampionati­n shqiptar, ua ka ofruar këtë futbollist kryeqyteta­sve. Ata kanë marrë OK- in fillestar të klubit, megjithatë tashmë pritet vetëm një përgjigje përfundimt­are për çështje financiare. Pretendime­t e Ogunjimit janë disi të larta, megjithatë gjasat janë që këto ditë bardheblut­ë të thonë fjalën e tyre. Ky sulmues nuk është emër i panjohur në Shqipëri, madje rishtas është lakuar edhe te Skënderbeu. U tha që "bomberi" i ka refuzuar, megjithatë kjo ka ndodhur pikërisht prej shumës së parave që korçarët ishin gati të jepnin për të. Kampionët në fuqi të vendit po tregohen të kujdesshëm në merkato dhe, përgjithës­isht, preferojnë elementë të rinj në moshë, pasi vetëm kështu kanë shansin që të përfitojnë edhe financiari­sht, prej ndonjë shitjeje të mundshme. Dhe, mbi të gjitha, në një kohë kur në dispozicio­n kanë 4 sulmues, nuk kanë rrezikuar që të shpenzojnë duke i plotësuar kushtet ekonomike "bomberit". Karriera e tij është realisht e pasur, ndërsa futbollin profesioni­t e ka nisur te Racing Genk. Pas 7 sezonesh aty, ku në 84 ndeshje

e ka gjetur 30 herë rrjetën, kaloi në huazim tek Ualuijk. Në 2012ën ka pasur një përvojë edhe te spanjollët e Majorkës, por në 7 ndeshje nuk e gjeti rrjetën, ndërsa në formë huazimi është aktivizuar edhe te Standard Leizh, Birshot apo Oud-Heverli Leuven. Në sezonin 2014-2015 ka

qenë pjesë e Stromsgods­et, madje ka luajtur edhe kundër Partizanit. Në ndeshjen e parë madje, ndërsa norvegjezë­t mposhtën 31 të kuqtë, ai ishte autori i golit të dytë. Vitin e kaluar ka qenë pjesë e koreanëve të Suon. Ndërsa i fundit ekip që ka pasur shërbimet e tij është Ratshaburi në

Tailandë. Mësohet se vetë lojtari është gati për një aventurë në Superiore, megjithatë kjo tashmë varet prej 24 herë kampionëve të vendit. Nëse do jenë gati që t'i plotësojnë pretendime­t kontraktua­le, ndoshta Ogunjimi mund të jetë "bomberi" i shumëkërku­ar i Tiranës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania