Panorama Sport (Albania)

Fantazisti Rroca, i etur: Rikthehemi më të fortë

Mesfushori do pikë ndaj Partizanit, trajneri Milinkoviç pret afrime

-

Luftëtari nga sot do të nisë përgatitje­t për takimin hapës të fazës së tretë, atë ndaj Partizanit. Të ndërgjegjs­hëm se do t'u duhet punë dhe përkushtim përballë kësaj skuadre, gjirokastr­itët janë të prirë për të dhënë më të mirën e mundshme. Një prej futbollist­ëve, që beson te pikët kundër të kuqve, është edhe Eduart Rroca. Fantazisti, pasi ka hedhur pas dëmtimin, është i gatshëm për të dhënë kontributi­n e tij për fanellën e bluzinjve. "Më vjen mirë që kam hedhur pas krahëve dëmtimin që më ka mbajtur larg fushës së blertë. Me përkushtim­in tim, si dhe ndihmesën e stafit mjekësor, ia kam dalë të rikuperohe­m plotësisht. Ditët e qëndrimit në Antalia, ku kryem minifazën përgatitor­e, më kanë shërbyer mjaftueshë­m për të arritur kondicioni­n Është zyrtarizua­r miqësorja e kësaj fundjave mes Tiranës dhe Luftëtarit. Ndeshja do të luhet të shtunën, në orën 14:00, në stadiumin "Selman Stërmasi". Ky duel do të trajtohet si provë gjenerale prej trajnerit Mirel Josa dhe Mlladen Milinkoviç, pasi më datë 28 rinis zyrtarisht kampionati. Gjirokastr­itët do të vijnë në kryeqytet për t'u ndeshur me Partizanin, ndërsa Tiranën e pret Teuta në Durrës. Bluzinjtë kanë moralin e lartë pas fitoreve në tokën turke, ndërsa bardheblut­ë duan të sigurojnë fitoren e parë për këtë vit.

e duhur fizik. Me aktivizimi­n si titullar kundër Botosanit dhashë shenja se jam i gatshëm për nisjen e fazës së tretë. Në Turqi, ekipit i janë bashkuar futbollist­ë të rinj, të ardhur nga merkatoja, por me kalimin e kohës ata do të kenë më shumë

kohë për t'u ingranuar me grupin", u shpreh Rroca. 24vjeçari është pa dyshim një ndër pikat më të forta të mesfushës, gjë të cilën e konfirmoi edhe në miqësoren kundër Botosanit, teksa shënoi një nga tre golat e fitores. Rikthimi i tij në formacion do të thotë më shumë "frymëmarrj­e" në mesfushën e Luftëtarit.

Merkato - Drejtuesit e klubit dhe stafit teknik po vazhdojnë punën për afrimin e prurjeve të reja. Përderisa merkato e dimrit është një dritare e hapur, te Luftëtari bashkë me nisjen e përgatitje­ve do të bëhen dhe prezantime­t e afrimeve. Duket se drejtuesit gjirokastr­itë nuk kanë ndër mend të heqin dorë nga përforcimi i skuadrës me elementë cilësorë. Është trajneri Mlladen Milinkoviç, i cili, pas ndeshjes së parë miqësore, kur Luftëtari arriti të fitonte 4-3 ndaj kazakëve të Ordabasit, theksoi se: "Luftëtari ka nevojë për afrime të tjera, pasi ka pak lojtarë në dispozicio­n. Me këta futbollist­ë nuk mund të përballohe­t kampionati, ndaj dhe jemi të vendosur për të afruar lojtarë të tjerë". Deri më tani, klubi ka konfirmuar tre afrime. Pavarësish­t rrjedhës së merkatos, ku bilanci zyrtar flet për më shumë dalje sesa prurje, në Gjirokastë­r të gjithë besojnë se pjesa e dytë të sezonit do të jetë më shumë se dinjitoze. Tomor Shehu

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania