Panorama Sport (Albania)

Tirana mbyll ditët turke, rikthehet në kryeqytet

-

Tirana ka mbyllur dje zyrtarisht ditët turke. Me një seancë paradite, ekipi i drejtuar nga Mirel Josa i ka dhënë fund qëndrimit në "Limaka Arcadia", ku u akomodua për 10 ditë. Gjatë pasdites, bardheblut­ë kanë marrë avionin e kthimit dhe, nga sa mësohet, në të njëjtin fluturim ishin edhe vlonjatet e Flamurtari­t. Duke qenë se kthimi ka qenë tranzit dhe i lodhshëm, nga Antalia në Stamboll dhe nga Stambolli në Tiranë, stafi teknik ka menduar që ditën e sotme ta kenë pushim absolut. Pas 24 orëve qetësi, lojtarët do të rinisin përgatitje­t në "Skënder Halili", këtë herë të fokusuar totalisht te ndeshja e parë e fazës së tretë, atë që do të luajnë me Teutën në "Niko Dovana".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania