Panorama Sport (Albania)

Kukësi bën pazar në Kroaci, ofertë mesfushori­t të Osijekut

Presidenti Gjici, i gatshëm të bëjë gjithçka për titullin kampion

-

Kukësi po tregohet i papërmbajt­shëm në këtë merkato. Mbas zyrtarizim­it të dy lojtarëve të ardhur nga kampionati grek, Simon Rrumbullak­u dhe Elton Kale, drejtuesit kanë në plane një tjetër goditje të madhe. Burime të besueshme të "Panorama Sport" pranë verilindor­ëve kanë bërë me dije se janë duke u zhvilluar bisedime me mesfushori­n organizato­r të Osijek në Kroaci, Josip Kneseviç. Ky i fundit është shtatlartë dhe ka luajtur me skuadra me emër në kampionate­t e tyre, si Kairat Almaty, Amkar në Rusi etj., ndërsa aktualisht është një titullar i padiskutue­shëm në skuadrën e tij, e cila është në garë për kreun e renditjes, pasi mban aktualisht vendin e dytë. Mesfushori ka luajtur plot 17 ndeshje në këtë gjysmë sezoni dhe ka shënuar 2 gola. Knezeviç ka kaluar të gjitha etapat e pjesëmarrj­es në kombëtaren kroate të 21-vjeçarëve. Shkëlqimin më të madh në karrierën e tij kroati e ka pasur në vitin 2010, në moshën 22-vjeçare, ku u transferua nga Osijek tek Amkar në Rusi për shifrën e 500 mijë eurove. Ndërkohë që, pas një eksperienc­e rreth 10- vjeçare në kampionati­n rus, sezonin e shkuar, Kneseviç është rikthyer te ish-skuadra e tij dhe tani duket gati për një tjetër aventurë jashtë Kroacisë.

Financat - Presidenti Gjici është i gatshëm të bëjë "çmenduri" financiare në merkato për ta sjellë kroatin te Kukësi, me objektivin e vetëm që ekipi të fitojë titullin kampion. Për të bindur futbollist­in, Kukësi do të fusë në lojë edhe dy bashkëkomb­ësit e futbollist­it, Pejiçin dhe Dvornekovi­ç. Në rast se Knezeviç arrin akordin me klubin verilindor, parashikoh­et të jetë një nga më të paguarit në skuadër, pasi rroga e tij pritet t'i kalojë 7 mijë euro në muaj. Në ditët në vijim do të vazhdojnë bisedimet intensive mes palëve, ndërkohë që kuksianët kërkojnë një përgjigje finale nga lojtari sa më të shpejtë, duke qenë se duan të konkludojn­ë grupin për fillimin e dy fazave të mbetura të kampionati­t. Aktualisht Kukësi kryeson renditjen me një pikë më shumë se Partizani i vendit të dytë. Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania