Panorama Sport (Albania)

Axhenda Skuadra rikthehet sot në Shkodër

-

Vllaznia do të rikthehet sot në Shkodër duke u dhënë fund përgatitje­ve në Ulqin, të cilat nuk rezultuan shumë pozitive për skuadrën e Cungut. Përveçse nuk luajtën asnjë miqësore me ndonjë prej ekipeve malazeze dhe u detyruan të stërviten më shumë në ambiente të mbyllura për shkak të reshjeve të borës, një pjesë e mirë e lojtarëve u sëmurën edhe me grip. Mbrojtësi Ditmar Bicaj ka lënë para kohë grumbullim­in për t'u rikthyer në Shkodër që të kalojë gjendjen në të cilën ndodhej. Gjithashtu të sëmurë janë edhe kapiteni Shtubina, Bardulla, Vecaj e Djepaxhia. Trajneri Cungu shpreson që lojtarët të jenë sa më parë në dispozicio­n të tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania