Panorama Sport (Albania)

Zeqiri "prenoton" Kupën

-

Hair Zeqiri mendon se Flamurtari ka objektiv madhor Kupën e Shqipërisë, por sipas tij, ekipi do të bëjë maksimumin edhe në kampionat për të kënaqur. Mesfushori vlonjat, në një prononcim për "Supersport" nga Antalia, foli për përgatitje­t dhe synimet e klubit. "Unë besoj që tani ekipi është mjaft i qetë për të punuar dhe për të arritur ato objektiva që kanë vendosur drejtuesit e klubit pas problemeve që kemi pasur. Kemi bërë një minifazë përgatitor­e në Turqi dhe tani presim të rifillojë kampionati dhe të vazhdojmë të bëjmë ato paraqitje të mira si në fund të vitit të kaluar. Objektivi ynë madhor është fitimi i Kupës së Shqipërisë. Besoj se kemi eksperienc­ë për sa i përket këtij trofeu, kështu që do t'i vihemi fort punës për të fituar Kupën, por edhe në kampionat do të bëjmë maksimumin, pasi duam të fitojmë sa më shumë ndeshje dhe të kënaqim tifozët me lojëra të bukura dhe me rezultate pozitive", deklaroi fillimisht Zeqiri. Mesfushori ndalet edhe te ndeshja miqësore me kazakët e Aktobes, të cilët kuqezinjtë e fituan 1-0. "Ndeshja e fituar ndaj Aktobes na kënaq, sepse vijmë në fund të fazës përgatitor­e dhe normalisht tashmë jemi më të çliruar edhe nga ngarkesat. Ishte një minifazë e vlefshme, e drejtuar shumë mirë nga profesor Mezani. Besoj se i kemi arritur deri diku objektivat që kishim në këtë fazë, teksa e përfunduam shumë mirë me këtë fitore ndaj një ekipi të fortë", përfundoi titullari i Flamurtari­t, i cili ka lënë pas dëmtimin e pësuar në fundvitin e kaluar dhe tashmë është rikthyer i gatshëm për trajnerin Mezani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania