Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu firmos me Predeskun për 60 mijë €

Fantazisti shihet si titullar, kontrata afatgjata për 3 lojtarë

- LLAZI SARO

Vjen firma e parë në kampin bardhekuq të Skënderbeu­t në këtë merkato janari. Pas më shumë se një javë në provë, mesfushori rumun, Kornel Predesku, ka hedhur firmën në kontratë, pasi ka bindur fillimisht trajnerin Ilir Daja. Paraqitjet e rumunit kanë qenë të kënaqshme dhe menjëherë Daja e ka vlerësuar si një lojtar që mund të bëjë diçka më shumë te Skënderbeu në ndërtimin e aksioneve duke mbyllur hapësirat që la bosh largimi i Shkëmbit. Pasi e studioi për gati një javë, trajneri ia ka kaluar të gjitha kompetenca­t klubit për të biseduar me lojtarin, në mënyrë që të gjenin rrugën e përbashkët dhe të firmosnin zyrtarisht kontratën. Në drejtim mes palëve nuk ka pasur asnjë pengesë dhe futbollist­i do të veshë fanellën bardhekuqe në dy fazat e mbetura të kampionati­t, ndërkohë që ai do ka firmosur për një vit. I kontaktuar nga "Panorama Sport", presidenti i Skënderbeu­t, Ardjan Takaj, ka konfirmuar firmën mbi kontratë me futbollist­in. Ndërkohë që, burime pranë klubit bëjnë më dije se ai do të përfitojë rreth 5 mijë euro në muaj, ose thënë ndryshe 60 mijë euro për kontratën që ka firmosur me korçarët.

Të tjerët - Pas firmës së hedhur në kontratë të mesfushori­t rumun, Kornel Predesku, janë lojtarë të tjerë që janë ende në pritje për të mësuar të ardhmen e tyre. Bëhet

fjalë për tre 19-vjeçarët që, prej disa ditësh, po qëndrojnë me grupin e lojtarëve të Skënderbeu­t. Sulmuesi nigerian Çarles, mesfushori kanadez Boakai, si dhe afrimi i fundit për provë, Eko Barine, janë duke qëndruar me ekipin në pritje që Daja të japë vendimin në lidhje me ta. Po të njëjtat burime në klubin bardhekuq,

që konfirmuar arritjen e akordit me rumunin Predesku, bëjnë me dije se të tre futbollist­ët mund të firmosin kontrata afatgjata, por që nuk do të përfshihen menjëherë me ekipin, pasi për momentin nuk shihen si lojtarë që mund të përdoren në këtë sezon. Gjithashtu, po këto burime bëjnë me dije për gazetën se

Eko Barine dhe Boakai kanë bindur plotësisht dhe do të qëndrojnë, madje të parit i është ofruar kontratë 3vjeçare. Në të njëjtën rrugë është edhe sulmuesi shtatlartë Çarles, që shënoi golin e tretë të takimit në ndeshjen miqësore kundër azerëve të Sumkait. Tre futbollist­ët mund të huazohen në ekipe të tjera.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania