Panorama Sport (Albania)

Portier dhe bomber, Pashk Laska i bën të gjitha te Laçi

-

Duket se te Laçi janë vënë të gjithë në punë, madje për t'u dhënë leksion sulmuesve, në fushë zbresin edhe drejtuesit më të lartë të klubit. Pas stërvitjes së djeshme, presidenti Pashk Laska ka vendosur një "bast" me zv.trajnerin Ylber Zani, se kush do të fitonte me goditje nga pika e bardhë e penalltisë. Secili ka gjuajtur nga 3 herë, por fitues ka dalë presidenti Laska, i cili shënoi dy gola, ndërsa Zani shpërdoroi të gjitha goditjet. "Panorama Sport" ka siguruar fotot ekskluzive pas stërvitjes, ku mes batutave drejtuesit kurbinas kanë mbyllur një ditë intensive. Mirëpo, nga merkato ende nuk po arrijnë të gjejnë sulmues, edhe pse Laska e ka ruajtur ndoshta edhe një goditje surprizë. Ndërkohë, në seancën e djeshme të Laçit, bashkë me drejtuesit ishte i pranishëm edhe ish-sulmuesi gjirokastr­it, Arlind Nora, i cili ruan marrëdhëni­e të mira me Laskën, që nga koha kur ka luajtur për bardhezinj­të, teksa në sezonin 2009-2010 shënoi 14 gola. A.Dushku

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania