Panorama Sport (Albania)

Karakaçi te Besëlidhja, Noka: Ja planet tona

Presidenti: Do ketë afrime të tjera, i bindur për elitën

- PRENG GJIKOLA

Besëlidhja nuk di të ndalet në merkato dhe dje ka bërë goditjen e radhës. Klubi ka afruar mesfushori­n shkodran Abaz Karakaçi që gjatë pjesës së parë të kampionati­t ishte pjesë e Kastriotit. Lezhjanët kanë nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me lojtarin që dje është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Alban Bruka. Si futbollist është formuar në akademinë "Vllaznia" dhe më pas është transferua­r te Partizani në vitin 2012. Më tej, lojtari ka provuar të luajë edhe me shumë ekipe të tjera si: Ada, Butrinti, Luftëtari, Apolonia apo edhe Tërbuni në Superiore. Pas Spartak Ajazit, Karakaçi është afrimi i radhës i Besëlidhje­s në merkato.

Noka - Në një prononcim për gazetën, presidenti Gjok Noka flet për planet që ka ekipi në merkato dhe garanton se Besëlidhja në fund të kampionati­t do të sigurojë biletën e rikthimit në elitë. "Që në fillim të sezonit, kemi vendosur ngjitjen në Superiore dhe për këtë po punojmë edhe në merkaton e janarit. Duke parë performanc­ën e skuadrës gjatë gjysmës së parë, ngarkova stafin teknik që me përgjegjës­i profesiona­le të studionte të gjithë sektorët dhe të gjithë futbollist­ët për të evidentuar ato pika ku skuadra do të kishte nevojë për rinovim. Duke iu referuar pozicionit në renditje, ndërhyrja në merkaton e janarit ishte shumë e domosdoshm­e, ndaj edhe po punojmë intensivis­ht për ta kompletuar skuadrën me futbollist­ë tepër kualitativ­ë. Sot(dje) firmosëm një kontratë 2-vjeçare me shkodranin Abaz Karakaçi dhe në vijim do të ketë të tjerë, pasi që tani po mendojmë për sezonin e ardhshëm që jam i bindur se do të luajmë në Superiore. Pjesë e Besëlidhje­s, si nga futbollist­ët që janë nën kontratë, edhe ata që pritet të vijnë në provë, do të qëndrojnë vetëm ata që do të bindin 100%. Të gjithë lojtarët do t'i nënshtrohe­n një testi të përgjithsh­ëm nga të gjitha pikëpamjet. Gjithashtu, skuadra do të luajë dy miqësore në javë që të shohim formën e çdo lojtari. Për një gjë ju garantoj, se unë nuk do të ndalem së punuari derisa Besëlidhja ta përmbushë detyrimin për ta kthyer ekipin në elitë", e ka mbyllur prononcimi­n Gjok Noka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania