Panorama Sport (Albania)

Klosi luan “tenis”, një italian nis vitin me sherr në Kamzë

-

Kanë rinisur dje ndeshjet e Kategorisë së Tretë. Dje janë luajtur dy takimet e para të javës së 3-të ku Spartaku realizon fitoren e tretë radhazi duke triumfuar me "poker" ndaj Shkëndijës së Tiranës, ndërsa në ndeshjen e dytë, ekipi matjan i Klosit ka luajtur "tenis" me skuadrën e Universite­tit të Zojës së Këshillit të Mirë duke i shënuar 6 gola. Ndeshjet - Për sa i përket takimit të parë, skuadra e Spartakut ka hyrë vonë në lojën e saj dhe u deshën plot 45 minuta që kjo skuadër të dilte te goli. Pikërisht në të 45- ën ka qenë Kreshnik Ruço ai që shënon për të tijtë. Ka qenë një pasim i saktë i Sejdinit dhe Ruço nuk fal. Më pas, në fraksionin e dytë, skuadra e Spartakut nuk përmbahet dhe arrin të shënojë dhe tre gola të tjerë, me autorë Ruçon në minutat e 51-të dhe 88-të dhe Sejdinin në të 56-ën. Skuadra e Mjeshtëris­ë së Tiranës arrin të shënojë golin e nderit me anë të Iris Merlikës. Në ndeshjen e dytë ka pasur plot emocione, gola dhe spektakël, por nuk ka munguar edhe tensioni. Skuadra klosiane ka shpërthyer me një gjashtëgol­ësh, ku autorë janë bërë 6 lojtarë, Hallkaj, Kadiu, E.Rizvani, Liçi, Pera dhe Haxhija. Ndërsa për italianët e Universite­tit Mjekësor të Zojës së Këshillit të Mirë kanë shënuar Meminaj dhe italiani Hermes Tarrallo. Te klosianët, që në minutën e 8-të, Rodens Porja ndrydh kaviljen dhe detyrohet të shkojë me ambulancë në spital. Por, gjatë kësaj ndeshjeje ka pasur edhe momente tensioni kur në të 80-ën italiani Hermes Tarrallo gjatë një konfliktim­i me Ermal Rizvanin ka marrë kartonin e dytë të verdhë dhe më pas kartonin e kuq duke lënë fushën. E veçanta e këtij takimi ishte fitorja e thellë e Klosit që shkon drejt synimeve që ka në këtë kompeticio­n për t'u ngjitur në Kategorinë e Dytë. Pas ndeshjes, trajneri klosian Mareglen Beshiri tha: "Skuadra e Klosit synon të ringjitet në Kategorinë e Dytë ku 20 vjet më parë ka qenë pjesëmarrë­se. Ekipi ka vetëm pak kohë që është formuar dhe është drejt konsolidim­it të plotë, pasi ka mjaft elementë të rinj dhe shpresohet se me këtë fitore jemi në rrugën e duhur. Nuk na ka munguar as përkrahja e bashkisë së Klosit dhe kryetarit të saj, Basir Çupa që po bën gjithçka të mundur që skuadra jonë të plotësojë edhe kushtet për Kategorinë e Dytë. Kështu, bashkia e Klosit ka blerë tokën për ndërtimin e fushës dhe të impiantit për të zhvilluar ndeshjet në të Dytën", tha Beshiri. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania