Panorama Sport (Albania)

Lushnja do "dhurata" për ditëlindje

-

Qyteti i Lushnjës është përfshirë nga festimet e 21 janarit, 97- vjetorit të Kongresit Kombëtar të Lushnjës. Bashkia e Lushnjës ka organizuar disa aktivitete sportive. Ndërsa për ekipin e futbollit është një vit jubilar pasi 90 vjet më parë skuadra verdhejesh­ile mori formë të plotë. Një vit që Lushnja kërkon ta konkretizo­jë edhe me kalimin në Kategorinë Superiore. Për këtë lushnjarët vijojnë përgatitje­t e tyre në kuadër të rifillimit të kampionati­t. Lushnja ka kryesuar bindshëm gjatë këtij sezoni dhe një gjë të tillë kërkon të rikonfirmo­jë edhe me rifillimin e kampionati­t më 4 shkurt. Mesfushori kuçovar Ergys Alushi, që luan sezonin e tij të dytë në stadiumin "Roza Haxhiu", shprehet: "Jemi të përkushtua­r në përgatitje­t që po bëjmë duke synuar që me rifillimin e kampionati­t të kemi formën e duhur. Lushnja ka pasur një ecuri të mirë dhe kjo ka sjellë një situatë optimiste në ekip. Kemi ende rrugë dhe besoj se Lushnja do ta ruajë ritmin". Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania