Panorama Sport (Albania)

Vjen Alikaj, një nigerian në provë

-

Dinamo vijon përgatitje­t për pjesën e dytë të kampionati­t. Nga skuadra deri tani ka pasur dy largime të rëndësishm­e si Besmir Arifaj dhe Elio Shazivari. Megjithatë, në skuadër kanë nisur edhe afrimet e para. Fillimisht, Bazion Traga, që ishte i dyzuar nëse do të vazhdonte sërish me blutë, ka vendosur që të luajë sërish për këtë ekip dhe dje ka dalë në stërvitje. Ndërsa dje në stërvitje i është bashkuar skuadrës mesfushori Enkel Alikaj. Ky i fundit ishte pjesë e Elbasanit në pjesën e parë të garës, por u largua pas debatit që pati me drejtuesit verdheblu për rrogat. Gjithsesi, do të shihet në vazhdim nëse Alikaj do të qëndrojë ose jo, pasi duhet që t'i plotësohen kushtet financiare. Në provë te blutë ka ardhur edhe një mesfushor nga Afrika. Nigeriani Viktor do të provohet për një javë dhe nëse nuk bind, do të largohet. Ndërkaq, Dinamo ka planifikua­r sot një miqësore ndaj Kamzës. Ndeshja do të zhvillohet në kompleksin e ekipeve Kombëtare në Kamzë. Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania