Panorama Sport (Albania)

Shenaj drejt largimit, priten tri përforcime

-

Skuadra e Shkumbinit mbetet e fokusuar në merkato pasi kërkon me çdo kusht që të ruajë ecurinë pozitive të arritur gjatë pjesës së parë të merkatos. Drejtuesit teknikë të klubit janë duke vëzhguar me kujdes të gjitha opsionet e mundshme në mënyrë që të afrojnë futbollist­ë, të cilët realisht mund të bëjnë diferencën me futbollist­ët aktualë si dhe që të mund të përshtaten me grupin e drejtuar nga trajneri Branica. Mirëpo ekipi i Shkumbinit mund të humbë shërbimet e mesfushori­t me shumë eksperienc­ë, Fejzo Shenaj. Mësohet se gjirokastr­iti mund të largohet nga ekipi peqinas për arsye familjare. Nëse largohet Shenaj, peqinasit janë të detyruar që të afrojnë një zëvendësue­s në mesfushë, rol të cilin e kryente më së miri Shenaj falë eksperienc­ës së tij. Shkumbini bëri një paraqitje shumë të mirë në pjesën e parë të kampionati­t. Fatmir Ahmeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania