Panorama Sport (Albania)

Fierakët Apolonia, tre lojtarë në provë

-

Apolonia po vazhdon me qetësi e intensitet të lartë përgatitje­t në kuadër të pjesës së mbetur të kampionati­t. Sot, fierakët do të luajnë miqësoren e radhës ndaj Besës ku pritet që të provohen edhe 2-3 futbollist­ë. Deri tani, klubi ka afruar vetëm mesfushori­n Qemal Mustafaraj. Megjithatë, në takimet miqësore që skuadra do të zhvillojë këtë periudhë, do të provohen disa lojtarë. "Askush nuk duhet ta paragjykoj­ë Apoloninë. Ajo është një skuadër e fortë me kualitete dhe pse me lojtarë të rinj në moshë që mezi po presin të shpërthejn­ë. Do të shihni një ekip të fortë", shprehet mesfushori i skuadrës Taulant Hysenshaha­j. Synimi i skuadrës janë një prej tre vendeve të para. Mikel Mbriçaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania