Panorama Sport (Albania)

Largimet Titullarët braktisin Sopotin

-

Sopoti nisi dje përgatitje­t për pjesën e dytë të kampionati­t. Por, në seancën e parë të librazhdas­ve u vunë re shumë mungesa. Disa prej titullarëv­e si Bejte, Bifshaj, Sykaj dhe Mitraj duket se do të largohen nga skuadra. Sykaj këto ditë ka dalë në stërvitje me durrsakët e Teutës, ndërsa të tjerët ende nuk kanë zgjedhur ekipet e tjera. Për Mitrajn interesi është i madh nga disa skuadra, por duket se kontrata me Sopotin e ka penguar deri më tani. Ndërkaq, klubi është në krizë financiare dhe kjo ka sjellë edhe largimin e administra­torit Andi Matraxhiu. "Jap dorëheqjen për arsye personale", u shpreh Matraxhiu për gazetën. Ledion Qoshku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania