Panorama Sport (Albania)

Mesfushori Mihani mbetet te Tomori

-

Mesfushori veteran i Tomorit, Meglid Mihani, në një prononcim për "Panorama Sport", thotë se do të vazhdojë të luajë për beratasit, pavarësish­t se emri i tij është përmendur si një alternativ­ë për Lushnjën. "Si fillim duhet t'i marrim ndeshjen një e nga një dhe më pas të shikojmë për kreun e Grupit B. Synimi ynë kryesor është që të jemi brenda vendit të pestë, pastaj më vonë çdo gjë do të jetë e barabartë midis nesh dhe gara do të jetë e hapur për ekipin më të mirë që synon ngjitjen në elitë. Për të arritur këtë objektiv, do të na ndihmojnë shumë dy ndeshjet e para të fazës së dytë, të cilat do t'i luajmë në fushën tonë", thotë Mihani. Tomori do të luajë sot në Durrës ndaj Teutës miqësoren e radhës. Eris Sylyku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania