Panorama Sport (Albania)

Afrimet Mamurrasi tenton dy mesfushorë

-

Mamurrasi vazhdon të jetë aktiv në këtë merkato janari. Pranë skuadrës ka shumë gjasa që të rikthehet mesfushori Denis Myrta që ishte pjesë e ekipit një sezon më parë. I ati i lojtarit, Kujtim Myrta, që bën edhe rolin e menaxherit për të birin, ka folur me presidenti­n Ded Ndreca dhe sipas të gjitha gjasave lojtari do të veshë sërish fanellën mamurrzake. Nga ana tjetër, mësohet se edhe një tjetër mesfushor mund të përforcojë skuadrën në pjesën e mbetur të kampionati­t. Bëhet fjalë për Klejdi Jazaj. Pritet që të dy lojtarët të shihen në stërvitje dhe në ndeshje miqësore dhe më pas të vendoset përfundimi­sht për ta. Synimi i skuadrës është mbijetesa në Kategorinë e Parë. Ahmet Zani

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania