Panorama Sport (Albania)

"Merituam kualifikim­in, Brozoviç duhej të ishte titullar"

-

Stefano Pioli nisi konferencë­n për shtyp të pasndeshje­s duke analizuar atë çfarë tregoi skuadra e tij në 120 minuta lojë. "Ishte një takim i ndërlikuar, pasi jo gjithmonë është e mundur që të shënosh 3-4 gola. Unë mendoj se në fushë zbriti një ekip shumë i rregullt që nuk i la asgjë rastësisë. Mendoj se në çerekfinal­e u kualifikua skuadra që e meritonte", pohoi tekniku zikaltër. Zgjedhjet - "Brozoviç ishte prej atyre që duhet të luanin që nga minuta e parë, por nuk e rrezikova pasi nuk ishte në formën e tij më të mirë. Ndërkohë, sa i përket linjës së mbrojtësve them se bëri mirë, edhe pse kisha ndryshuar shumë lojtarë". Si Tardeli - "E kam thënë edhe më parë, ai është një mesfushor i kompletuar. Është ende i ri dhe ka mundësi që të përmirësoh­et edhe më shumë. Më kujton shumë Tardelin". Gabigol - "Paraqitja e Gabrielit më kënaqi pasi luajti mirë për aq sa i dhashë mundësi që të qëndronte në fushë. Mendoj se në të ardhmen mund të aktivizohe­t edhe si sulmues i dytë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania