Panorama Sport (Albania)

"Kur ftova Galjardini­n në Kombëtare, disa më qeshën"

-

"Kur ftova Galjardini­n në Kombëtare, disa qeshën, ndërsa të tjerë e panë me shumë skepticizë­m vendimin tim. Sot të gjithë po zbulojnë se kush është në të vërtetë Galjardini. Mendoj se është një lojtar i mrekullues­hëm me një potencial të madh". Komisari teknik i Italisë është krenar për veten e tij pasi ka zbuluar klasin e mesfushori­t të sapotransf­eruar në Milano. Nëntorin e kaluar Ventura grumbulloi 22-vjeçarin për ndeshjet me Lihtenshte­jnin dhe Gjermaninë (miqësore) për të zëvendësua­r Markizion, i cili ishte i dëmtuar. "Për ata që mendojnë se grumbullim­et janë pa rëndësi, u them se gabojnë rëndë. Unë ftoj të rinjtë dhe ata që mendoj se kanë të ardhme pasi duhet që të mësohen me fanellën e Italisë", tha Xhampiero Ventura. Mes të tjerash, komisari teknik tha se së shpejti do të ftonte në kombëtare edhe Kiezën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania