Panorama Sport (Albania)

"Kemi lojtarë të mëdhenj, por edhe naivë"

-

Roberto Galjardini ishte mjaft entuziast në fund të ndeshjes. Blerja më e re e Interit në të dytën ndeshje që luan si titullar konfirmoi se milionat që shpenzoi "Mr.Suning" nuk kanë shkuar dëm. "Duhet ta pranojmë se Bolonja na vendosi në vështirësi, por kemi faj edhe ne pasi u treguam shumë naivë te goli i parë. Duhet të kishim shmangur kundërsulm­in e tyre", tha 22vjeçari. "Të them të drejtën, golin e dytë të Bolonjës nuk e prisnim, pasi po luanim ne më mirë. Këto episode duhet që të na shërbejnë si mësim për ndeshjet e tjera", arsyetoi ishmesfush­ori i Atalantës. "Jemi të lumtur për kualifikim­in dhe tani fokusi ynë kalon te ndeshja me Palermon. Jam i lumtur që jam pjesë e Interit pasi kam pranë lojtarë të mëdhenj. Ky është një grup i madh, i cili më ka pritur shumë mirë", përfundoi "Galja".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania