Panorama Sport (Albania)

Paljuka bekon Donarumën

"Nëse do luaja finalen e Botërorit, do zgjidhja Xhixhin, por Xhixho ka të ardhme"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Xhanluixhi Donaru ma ka marrë ko mplimentet nga rekordmeni i penalltive në kampionati­n italian, Xhanluka Paljuka. Në sfidën me Torinon, numri një i Milanit ishte më i miri në fushë, i cili, përveçse priti penalltinë, bëri disa ndërhyrje spektakola­re ndaj Belotit duke u dhënë një pikë me vlera kuqezinjve. Në emisionin "4-4-2" në "Mediaset", Paljuka nuk ka ngurruar ta quajë Donarumën një nga pesë portierët më të mirë në botë. Ish-gardiani i Interit dhe i kombëtares italiane është i sigurt se tani skuadra kombëtare do të jetë në duar të sigurta për shumë vite të ardhshme. "Është i kompletuar në gjithçka. Është i saktë në të gjitha daljet që bën dhe shumë i sigurt. Ka prezencë mes dy shtyllave dhe tregon personalit­et. Në tërësi dua të them se ka shumë pak defekte dhe kjo e bën një nga më të mirët. Tani e kemi gjetur pasardhësi­n e Bufonit", ka thënë Paljuka.

Penalltitë

Për të mposhtur Donarumën nga pika e bardhë e penalltisë është shumë e vështirë. Kush prezantohe­t përpara pikës së 11- metërshit, duhet të kalojë një mal. Në shtatë penalltitë që ka pësuar Milani, vetëm 3 kanë përfunduar në rrjetë. Dy të tjera i ka pritur ( Beloti dhe Ljajiç), ndërsa Ikardi dhe Iliçiç kanë goditur shtyllën. Kjo ka ndodhur sepse për t'i shënuar Xhixhos duhet ta dërgosh topin sa më larg. Për më tepër, penalltia e pritur ndaj Dibalës në finalen e Superkupës i solli Milanit një trofe të rëndësishë­m. Paljuka nënvizon një faktor shumë interesant. "Portierët që të sigurojnë pikë, konsideroh­en më të fortët. Donaruma në këtë kampionat i ka dhënë shumë pikë Milanit. Është i përqendrua­r dhe ka vazhdimësi, mbi të gjitha shumë i qetë. Madje, ai nuk

ka frikë të gabojë. Kjo ndodh për shkak të moshës, por në të ardhmen do të përmirësoh­et akoma më shumë", vazhdoi më tej portieri që ka pritur 24 penallti në Itali.

Në "Top 5"

Mirëpo, Paljuka nuk nxitohet për ta zgjedhur Donarumën

si portierin titullar të Italisë. "Nëse do të luaja një finale Botërori, sigurisht që do të zgjidhja Bufonin. Nuk e kuptoj pse e kritikojnë për ndeshjen ndaj Fiorentinë­s. Në gjykimin tim ishte i pafajshëm. Bufoni është më i miri në Itali për momentin dhe

pas tij renditen menjëherë Donaruma dhe Handanoviç. Madje, këta të tre janë edhe mes më të mirëve në botë së bashku me Nojerin, De Gean dhe Kurtuanë. Edhe Oblak është portier interesant dhe shumë i sigurt", përfundoi Paljuka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania