Panorama Sport (Albania)

Niang tërbon Milanin, Arsenali e “përgjon”

Sulmuesi kuqezi bëhet çështje, Montela e kritikoi pas ndeshjes me Torinon

-

M'Baje Niang është duke u shndërruar në një problem të madh për Milanin e Montelës. Pas një pjese të parë sezoni ku ishte lideri i skuadrës kuqezi me daljet e shpejta, ecuria e tij ka ecur në të kundërt me atë të Milanit. Nuk shënon nga gjysma e tetorit dhe ka humbur vendin e titullarit. Ndaj Torinos luajti disa minuta, por nuk arriti të bindte trajnerin dhe tifozët. Madje këta të fundit kanë shpërthyer në akuza dhe kritika të ashpra. As trajneri nuk e kurseu. "Niang duhet të bëjë më shumë. Ai i ka të gjitha mundësitë për t'u përmirësua­r", ka thënë Montela pas ndeshjes.

Ecuria- Milani kishte një shans të artë për të shënuar në minutat e fundit ndaj Torinos, por Niang nuk e ndoqi aksionin duke i zhgënjyer të gjithë. Por cili është Niangu i vërtetë? Ai i fillimit të sezonit, që kishte shumë dëshirë dhe ishte lideri i repartit të sulmit bashkë me Bakën dhe Suson. Rënia e menjëhersh­me që pësoi është e çuditshme dhe e pashpjegue­shme. Ai ka shënuar vetëm 3 gola, shumë pak për ta bërë lojtarin më të mirë në botë, siç Niang pretendont­e. Arsenali- Gjatë kësaj kohe, "topçinjtë" e kanë ndjekur me vëmendje ecurinë e Niangut dhe kanë kërkuar informacio­ne për ta transferua­r në Londër. Mirëpo, kjo rënie e menjëhersh­me e performanc­ave të tij mund të mos e bindë plotësisht Vengerin për të shpenzuar për një futbollist që nuk ka vazhdimësi dhe nuk mund të sigurojë sukses.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania