Panorama Sport (Albania)

"Pasaliç do Milanin, por vendos Çelsi"

-

Iu desh shumë pak kohë në futbollin italian për t'u ingranuar sa më mirë në skemat e Milanit të Montelës. Mario Pasaliç është shndërruar në një lojtar shumë të rëndësishë­m për trajnerin kuqezi në javët e fundit, duke u konfirmuar titullar nga ndeshja në ndeshje. Mirëpo, kartonin e tij e zotëron Çelsi dhe këta të fundit kanë fjalën e fundit për lojtarin. "Pasaliç është milanist dhe që i vogël ka pasur një lidhje të veçantë me këto ngjyra. E ardhmja? Për këtë gjë nuk mund të shprehem, sepse do të vendosë skuadra e Çelsit çfarë do të bëjë. Dëshira jonë është të vazhdojmë në Milano", ka thënë agjenti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania