Panorama Sport (Albania)

Saki, i habitur me Belotin: Nuk është normal...

-

I habitur nga performanc­a e Andrea Belotit ndaj Milanit ka qenë edhe ish-trajneri i kuqezinjve Arrigo Saki. Ky i fundit ka punuar me shumë lojtarë të mëdhenj, por duket se ka mbetur i habitur nga ajo që po bën bomberi i Torinos. "Më duket lojtar i jashtëzako­nshëm. Ajo që bën ai është jashtë normales, pasi lufton dhe punon për çdo top. Është i fortë fizikisht dhe shumë i saktë teknikisht. Sulmuesit si ai janë të rrallë", ka thënë Saki. 23vjeçari i Torinos ka shënuar 14 gola deri tani në kampionati­n italian duke qenë një nga sulmuesit më të spikatur të Serisë A. Torino ka vendosur klauzolën 100 mln € për ta larguar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania