Panorama Sport (Albania)

Elozhe Dibalës, por Maradona sulmon "Zonjën" dhe Higuainin

-

"Të qenit mes gjithë këtyre kampionëve të mëdhenj (Maldini & CO.) më bën të ndihem në shtëpi. Kujtoj me mall titullin e vitit 1986, ku i gjithë qyteti u vesh me ngjyrën e kaltër. Kishte një adhurim total mes meje dhe të gjithë qytetit". Diego Maradona është emocionuar pas nderimit të bërë nga Federata italiane, e cila e ka futur atë në "Hall of Fame"-n e futbollit italian, në një mbrëmje magjike të organizuar në Napoli. Në deklaratën e bërë, "Pibe D'Oro" nuk ka ngurruar që t'i përgjigjet edhe disa pyetjeve pikante: "Unë, rol drejtuesi te Napoli? Bisedova me presidenti­n De Laurentis për këtë dhe mora si dhuratë një ftesë për të ndjekur sfidën me Realin e Madridit. Higuain? Gonzalo golat di t'i bëjë, por nuk është shumë i zoti me këmbë. Gjenitë e topit tani janë Mesi dhe Dibala. Nëse Lioneli është më i miri, Paulo po rritet në drejtimin e duhur. Frenimi i Juves? Më vjen keq që Napoli është disi larg tyre, por festova për humbjen e tyre ndaj Fiorentinë­s", tha argjentina­si.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania