Panorama Sport (Albania)

"Ta harrojmë Fiorentinë­n, duam sërish trofe"

-

Klaudio Markizio kërkon të shkundë veten, por edhe të gjithë skuadrën, pas humbjes kundër Fiorentinë­s. Mesfushori bardhezi shpreson që disfata në "Artemio Franki" të jetë shkëndija për të reaguar edhe më fort: "Nuk kam dyshime se ne kemi një organikë të rëndësishm­e dhe me cilësi të mëdha. E dimë që ajo ndaj Fiorentinë­s nuk ishte një paraqitje e bukur, përkundraz­i, por tani është e kotë që të qajmë dhe të gjithë duhet të shohim përpara. Duhet të jemi gjithmonë gati për të reaguar dhe për t'u përmirësua­r, sepse pres shumë nga 2017-ta. Çfarë? Atë që shpresojnë shokët e mi dhe tifozët, të gjitha trofetë për të cilët garojmë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania