Panorama Sport (Albania)

Ibra: Pogba, të mësojë të përballojë presionin!

"Presioni është 24 orë, në kohën time s’kishte media sociale"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Zlatan Ibrahimovi­ç paralajmër­on Pol Pogbanë se ai duhet të mësojë të përballojë presionin nëse do të bëhet një prej lojtarëve më të mëdhenj në botë. Francezi, i cili është futbollist­i më i shtrenjtë në histori, bëri një paraqitje për t'u harruar në barazimin 1- 1 me Liverpulin të dielën. Nga 23vjeçari pritet shumë, por ai nuk ishte në ditën e tij më të mirë në "Old Trafford" dhe shkaktoi edhe penalltinë e golit të Milnerit. Ibra është aty për ta ndihmuar dhe beson se talenti do të ketë kohë që të mësojë prej përvojës. "Nëse do të luash në majë, atëherë presioni është 24 orë dhe nëse luan mirë presioni shtohet edhe më shumë. Prandaj, kjo është diçka që ne e mësojmë dhe diçka që duhet ta përballojm­ë, sepse ne i përkasim elitës. Pol është në nivelin më të lartë dhe absolutish­t që presioni do të jetë atje", tha sulmuesi 35- vjeçar. Pogba është kritikuar se ka qenë i shpërqendr­uar ndaj Liverpulit për shkak edhe të jetës së tij jashtë fushe ( inauguroi markën e fundit të veshjes së tij dhe një figurinë të personaliz­uar), por suedezi mendon se arsyet e mosshkëlqi­mit të tij ishin më praktike: "Unë mendoj se futbolli është ky që është sot, me median sociale pjesë të tij dhe median që e udhëheq ndeshjen. Kur unë nisa të luaj futboll, nuk kishte media sociale, asgjë nga këto. Por sot është pjesë e futbollit. Ne jemi profesioni­stë, ne stërvitemi çdo ditë dhe përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë. Për Polin ndeshja ishte ndryshe. Ishte një ndeshje e pistë, në kuptimin që ne duhet të luanim më vertikalis­ht, duke kërcyer nga mesfusha, sepse presingu që po shkaktonte Liverpuli ishte agresiv. Djemtë më thanë

se sa herë luajmë kundër Liverpulit kështu është". Shembulli personal

Sulmuesi suedez e pranon se Junajtid nuk ishte në ditën e tij më të mirë, pavarësish­t se ai shënoi në fund dhe shpëtoi skuadrën nga humbja, ndërsa vetë u ngjit në krye të listës së golashënue­sve, së bashku me Diego Kostën dhe Aleksis Sançezin ( 14 gola): "Presioni që unë kam përreth nuk është asgjë krahasuar me presionin që i bëj vetes. Unë nuk përpiqem të luaj perfekt, por të jem më shumë se perfekt në çdo

ndeshje, edhe në stërvitje. Nuk jam i lumtur nëse nuk fitoj në stërvitje, imagjinoni në ndeshje. Presioni është shumë i madh. Unë nuk kënaqem derisa marr atë që dua. Ajo që dua është të fitoj".

Vetëbesimi

Rezultati i së dielës i dha fund serisë së 6 fitoreve radhazi të Junajtid në kampionat dhe i la ata në vend të 6- të, 12 pikë pas kryesuesve të Çelsit. Sulmuesi ka besim se "djajtë" po luajnë mjaftueshë­m mirë sa për ta ngushtuar diferencën me 4 vendet e

para, por ai ankohet për serinë e rezultatev­e në shtëpi më herët gjatë sezonit. "Sikur t'i kishim marrë ato pikë, ku do ishim sot? Do ishte një diferencë shumë e madhe. Por, po e paguajmë tani. Nga vendi i dytë te ne ndajnë 5 pikë, por Çelsi është 12. Megjithatë ne kishim një diferencë të madhe me 5 vendet e para, por tani jemi më pranë. Jemi aty, gati për të shfrytëzua­r gabimet e të tjerëve. Ne duhet të vazhdojmë kështu dhe kemi vetëbesim të madh se do të arrijmë rezultate të rëndësishm­e".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania