Panorama Sport (Albania)

Antonio Konte dhe Diego Kosta bëjnë paqe

-

Antonio Konte dhe Diego Kosta kanë bërë më në fund paqe. Sulmuesi është rikthyer në stërvitje me skuadrën të martën. 28-vjeçari u përfshi në një sherr me trajnerin në lidhje me gjendjen fizike. Sulmuesi këmbëngult­e se ai nuk mund të stërvitej për shkak të një dhimbjeje në shpinë, por për stafin mjekësor dhe trajnerin ai nuk kishte asnjë problem, çka solli përplasjen dhe lënien e tij jashtë ndeshjes me Leiçesteri­n. Tani ai mund të rikthehet në fushë kundër Hullit. Megjithatë, menaxheri i tij, Zhorge Mendez, udhëtoi drejt Kinës për të dëgjuar ofertën e çmendur të Tianjin Quanjian, por i tha klubit të Kanavaros se lojtari nuk lëviz deri në verë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania