Panorama Sport (Albania)

Uest Hemi refuzon Marsejën, Paje kërcënon: Do thyej gjunjët!

-

Dimitri Paje është në krizë të plotë marrëdhëni­esh me klubin e tij, Uest Hemin. Mesfushori francez ka kërkuar të largohet nga klubi londinez dhe të rikthehet te Marseja këtë muaj, por "çekiçët" po bëjnë rezistencë, duke refuzuar ofertën e dytë të francezëve (22 milionë paund) të hënën. 29-vjeçari, i cili është rebeluar, dje u rikthye në qendrën stërvitore, por lëshoi një deklaratë kërcënuese nëse klubi e pengon të largohet: "Nuk do ta vesh më kurrë fanellën e Uest Hemit. Kam bërë shumë për klubin dhe mund edhe largohem. Është një skandal që nuk ma plotësojnë dëshirën time. E kam ndihmuar shumë Uest Hemin që kur kam ardhur. Mund të ma shpërblejn­ë duke më shitur. Më duket se është minimumi. Nëse nuk më shesin, betohem se do thyej gjunjët. Jam një njeri dhe kam gjithë të drejtën për të zgjedhur të ardhmen time, e cila për mua është vetëm Marseja". Lojtari u fotografua nga "Daily Mail" mëngjesin e së martës teksa largohej nga qendra stërvitore e Uest Hemit, "Chadwell Heath".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania