Panorama Sport (Albania)

Zhgënjehet nga Bravo, Siti kërkon portier

-

Mançester Siti do të hyjë në merkato për një portier të ri gjatë verës, ndërsa presioni për Klaudio Bravon sa vjen dhe shtohet. Kiliani u mposht nga të katërta goditjet në portë që bëri Evertoni në "Goodison Park" të dielën, duke u shkaktuar "qytetarëve" një humbje që i komprometo­n shumë shanset e tyre për titullin kampion, por i "dhuroi" edhe Guardiolës humbjen e tij më të thellë në karrierë në një ndeshje kampionati. Bravo është kritikuar për formën e tij që kur Pep e transferoi nga Barça për 15.4 mln paund në gusht dhe largoi titullarin Xho Hart.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania