Panorama Sport (Albania)

Klop, sërish me të rinjtë në "replay"-n ndaj Plajmuthit

-

Herri Uillson mund të jetë debutuesi i radhës për Liverpulin në ndeshjen e sotme kundër Plajmuthit. Trajneri Jyrgen Klop ka ndër mend të hedhë në fushë një skuadër tjetër shumë të re pas asaj që në ndeshjen e parë kundër Plajmuthit në raundin e tretë të "FA Cup", e cila vendosi rekordin e klubit. Tekniku gjerman konfirmoi se ai po mendon t'i japë mesfushori­t sulmues ( luan në të dyja krahët e fushës) një shans në "replay"- n e sotëm kundër skuadrës së Ligës së Dytë. 19- vjeçari është kapiteni i ekipit U23 të Liverpulit dhe e ka befasuar trajnerin në stërvitje. Uellsiani ka shënuar 19 gola dhe dhënë 9 asiste këtë sezon. Liverpuli barazoi 0- 0 në "Anfield Road" dhe do t'i duhen të paktën edhe 90 minuta të tjera për të prerë biletën në 1/ 16- at.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania