Panorama Sport (Albania)

Siti, 110 milionë euro për Mesin

Klubi anglez e bën argjentina­sin më të paguarin, i jep 900 mijë euro në javë

-

Qëndron apo largo het Mesi, kjo është çështja. Në Barcelonë, është tema e ditës dhe të gjithë flasin për të ardhmen e yllit argjentina­s. Ikona e klubit katalanas po refuzon që të rinovojë kontratën, po aq sa edhe drejtuesit nuk duan që t'i plotësojnë dëshirat financiare. Një situatë që duket e prirur drejt një divorci, që pa diskutim do ishte një nga lajmet më të bujshme sa i përket transferim­it të lojtarëve. Por, lista e klubeve që janë gati të bëjnë çmenduri ekonomike për ta pasur në dispozicio­n është mjaft e gjatë dhe rivaliteti do ishte i ashpër. Klubi i parë që ka bërë ofertë konkrete duket se është Mançester Siti. Sipas medias angleze, sheiku Mansur ka dhënë aprovimin për një shifër prej afro 110 milionë eurosh (100 milionë sterlina) për "Pleshtin", me shpresën që kjo do mjaftojë për të nisur bisedimet mes palëve. Në rast se Barça e shikon si një mundësi shitjen e Lionelit, atëherë do nisin edhe tratativat sa i përket shifrës ideale për kartonin. Nga ana tjetër, Mançesteri ka edhe një "mik" të fortë për të

bindur lojtarin që të provojë aventurën e re, Pep Guardiolën. Raporti mes sulmuesit dhe trajnerit është me të vërtetë i ngushtë, çka do ishte një argument i fortë për të mundur konkurrenc­ën me klubet e tjera. Sa i përket kontratës, te Siti nuk kanë ndër mend që të kursehen,

pasi i kanë bërë gati plot 900 mijë euro në javë. Një situatë që duket se po e kthen të ardhmen e Mesit në një telenovelë, por që edhe mbi drejtuesit spanjollë ka një presion të madh prej futbollist­ëve të tjerë. Pak ditë më parë, ekipi i dërgoi një mesazh presidenti­t

Bartomeu, ku i kërkonin që të rinovonte kontratën me Leon, duke e cilësuar si thelbësor për arritjen e sukseseve. Ndërsa Luis Suarez doli publikisht me kërkesë të njëjtë, duke shtuar: "Nëse Mesi largohet, nuk e di nëse do arrijmë dot të fitojmë kaq shumë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania