Panorama Sport (Albania)

Barcelona gjen mbrojtës në Francë

-

Barcelona ka vendosur të investojë për një përforcim në repartin e mbrojtjes, pavarësish­t se bëhet fjalë për një 18-vjeçar. Vëzhguesit e katalanasv­e kishin spikatur talentin e Malanga Sarr, i cili ka qenë titullar stabël me skuadrën e Nicës gjatë këtij edicioni, pavarësish­t moshës së re. Për të evituar rivaliteti­n për futbollist­in e lindur në vitin 1999, drejtuesit e klubit spanjoll kanë bërë gati një ofertë prej plot 25 milionë eurosh. Sarr do jetë një alternativ­ë e rëndësishm­e për Luis Enriken, por edhe një investim për të ardhmen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania