Panorama Sport (Albania)

Skaneri i Hicfeldit: Ançeloti ka bërë eksperimen­te deri tani

-

Otmar Hicfeld është i sigurt se Bajerni i Ançelotit do të fitojë sërish kampionati­n gjerman, pavarësish­t ecurisë pozitive që kanë pasur skuadrat e tjera. Trajneri i njohur nuk mendon se Lajpcigu ka forcë për të rivalizuar gjigantët e Bundesligë­s, ndërsa thotë se Dortmundi duhet patjetër të sigurojë një vend në treshe për t'u kualifikua­r në mënyrë direkte në Ligën e Kampionëve. Hicfeld analizon gjithashtu edhe ecurinë e ekipeve si Herta, Hofenhajm dhe Frankfurt dhe i kandidon të tria për një vend në Europë. Hicfeld, besoni se Bajerni do ta përfundojë kampionati­n në krye?

Mendoj që kampionati do të jetë i fortë në javët e para, sepse të gjitha skuadrat do të kërkojnë të fitojnë dhe të rikuperojn­ë sa më shumë pikë. Pavarësish­t kësaj, bavarezët do të mbeten në krye të tabelës, për shkak të kualitetit superior që kanë ndaj Lajpcigut. Bajerni është favoriti kryesor, sepse Ançeloti në fillim të sezonit bëri disa eksperimen­te për të kuptuar formacioni­n e duhur për Bajernin. Ekipi i tij tani do të dominojë Gjermaninë. A do të vazhdojë Lajpcigu t'i bëjë presion akoma Bajernit? Ajo që kam parë deri në këtë fazë të kampionati­t është që Lajpcigu është i vetmi rival i Bajernit. Skuadrat e tjera janë shumë larg. Eksperienc­a është një faktor shumë i rëndësishë­m në fitoren e titullit, prandaj Lajpcigu nuk është i favorizuar në këtë aspekt. Dua të shoh se si mund të reagojë kur të pësojë dy humbje apo tre. Megjithatë, mendoj se në ndeshjet e ardhshme do të reagojë. A mund të arrijë Dortmundi t'i marrë vendin e dytë Lajpcigut?

Unë mendoj se ky duhet të jetë një nga objektivat e kësaj skuadre. Dortmundi duhet të sigurojë patjetër vendin që të dërgon direkt në Ligën e Kampionëve. Pavarësish­t dëmtimeve të shumta që ka pasur, skuadra ka lojtarë që mund ta ndihmojnë. Ekipi i Tuhelit ka humbur shumë ndeshje kot.

Jeni surprizuar nga ecuria e skuadrave si Herta, Frankfurti dhe Hofenhajmi?

Kanë bërë një gjysmësezo­ni shumë të mirë dhe jam i sigurt që do të luftojnë për vendin e katërt të tria. Nuk mund të siguroj që do të bëjnë aq mirë sa në raundin e parë, por janë ekipe të forta. Skuadra si Leverkusen, Shalke, Volfsburgu dhe Gladbahu renditen shumë poshtë...

Është shumë e vështirë që të gjejnë rrugën e rezultatev­e pozitive, sepse kanë pasur shumë presion gjatë kësaj kohe. Besoj se do ta kenë të vështirë për të arritur një vend në Europë, por nuk mund të heqin dorë nga objektivat që kanë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania