Panorama Sport (Albania)

Ndërron jetë dhëndri, Luis Van Gal tërhiqet

-

Lajmi nuk është një surprizë, sepse Luis Van Gal e kishte nënvizuar edhe pak kohë më parë, në një intervistë për rrjetin "BBC" se kërkon ta mbyllë karrierën e tij. Por nga dje kanë dalë edhe motivimi i këtij vendimi. Prandaj, për holandezin, eksperienc­a në stolin e Mançester Junajtid ishte edhe i fundit në karrierën e tij si trajner: "Ndarja nga jeta e dhëndrit tim më bëri që t'i shoh gjërat në një këngvështr­im krejt tjetër. Vitin e kaluar e kisha nënvizuar se do të tërhiqesha dhe vetëm më pas fola për një vit të plotë pushime. Por ajo që po ndjej dhe po përjetoj aktualisht më bën të besoj se nuk ka asnjë mundësi që të kthehem dhe të stërvis sërish. Në kohët e fundit, familja ime ka përjetuar momente shumë të vështirë dhe të rënda, prandaj unë duhet të mendoj t'i qëndroj sa më afër atyre". Van Gal i referohet ndarjes nga jeta të Rein Nauta, bashkëshor­tit të Brendas, një prej vajzave të tij. Pa pengje - Holandezi, tashmë 65-vjeçar, do t'i dedikohet me kohë të plotë familjes. "Si trajner kam arritur çdolloj objektivi të mundshëm. Do të tërhiqem, si rrjedhojë e një premtimi që i kam bërë bashkëshor­tes sime. Nuk na mbeten ende shumë vite bashkë, prandaj tani e në vazhdim dua t'i dedikoj asaj sa më shumë kohë që të jetë e mundur".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania