Panorama Sport (Albania)

"Më kërkuan në Kinë, aty merr fund karriera"

-

Një ditë më parë, u zyrtarizua rinovimi i kontratës së tij edhe për një vit me Bajernin dhe Arjen Roben ka zbuluar se shumë skuadra kineze kanë kërkuar transferim­in e tij. Mesfushori holandez u ka bërë apel të gjithë futbollist­ëve të rinj që të mos pranojnë transferim­in në Kinë. "Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj të luaj për Bajernin dhe dua të tregoj që kam refuzuar oferta të ndryshme nga Kina. Mendoj se transferim­i në këtë kampionat është diçka shumë e gabuar, sepse aty të shkatërroh­et karriera. Madje, nuk i kuptoj disa lojtarë të rinj që kanë zgjedhur ta vazhdojnë karrierën në Kinë. Dua të vazhdoj të luaj sa mundem në nivele të larta", ka thënë mes të tjerash Roben.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania