Panorama Sport (Albania)

Zamer: Hënes ka sjellje të rrezikshme, Bajerni pa rivalë

“Uli ka përgjegjës­i sociale, s'fiton gjë me luftë”

- Përgatiti: ENIAR IBRO

Matias Zamer është prezantuar si bler ja e re e televizion­it "Eurosport" për sezonin e ardhshëm. Ai do jetë ekspert i Bundesligë­s së bashku me gazetarin Jan Henkel. Në një intervistë për këtë televizion, ish-drejtori sportiv i federatës gjermane dhe i Bajernit sulmon dhe kritikon ashpër sjelljen e presidenti­t Uli Hënes si dhe del në përfundim se bavarezët nuk kanë rivalë në garën për titull.

Zamer, riktheheni si ekspert tek "Eurosport". Si ndiheni dhe a u mërzitët që u larguat nga Bajerni?

Unë ndihem shumë mirë. Nuk kam më probleme shëndetëso­re. Zgjodha të rikthehem për të qenë aktiv mes sportit. Më pëlqen shumë profesioni që zgjodha. Do komentoj dhe analizoj çdo fundjavë ndeshjet e kampionati­t. Besoj se do jetë diçka e bukur. Jam i kënaqur dhe i lumtur që e mbylla me Bajernin. Në jetë ka edhe gjëra të tjera veç futbollit. Isha shumë i ngarkuar. 7 ditë në javë dhe 24 orë në ditë i angazhuar. Nuk doja të punoja më. Isha i angazhuar çdo ditë me stafin drejtues, mjekët, lojtarët dhe analizat në video. Me Hënesin dhe Rumenigen, Bajerni gëzon stabilitet.

Si i gjykoni sulmet e Uli Hënesit ndaj Dortmundit dhe Lajpcigut?

Ai është rikthyer me shumë energji. Nuk më takon mua të peshoj fjalët e tij, por nuk bëhet çdo gjë me luftë. Uli Hënes ka edhe përgjegjës­i sociale dhe këtë nuk duhet ta harrojë. Kjo është e rrezikshme dhe nuk i shkon aspak konkurrenc­ës. Nuk mund të sillen në këtë mënyrë me njëri- tjetrin. Duhet të kenë kujdes. Unë mendoj se krerët e klubeve janë elita e shoqërisë dhe kanë ndikim të drejtpërdr­ejtë në shoqërinë tonë. Kështu që mbartin indirekt një përgjegjës­i të veçantë.

Vlerësimi juaj për punën e Ançelotit këto 6 muaj...

Ashtu si me Guardiolën, edhe me Ançelotin kemi një ndryshim të filozofisë së lojës. Prandaj ka nevojë për kohë. E parë nga një këndvështr­im i jashtëm, nuk ka qenë kohë fantastike, por rezultatet janë të mira. Nuk ka krahasime mes tyre, pasi që të dy janë shumë të suksesshëm. Shoh që Ançeloti i ka dhënë stabilitet skuadrës.

Ka pasur luhatje në anën taktike, por si lojtarët dhe trajneri duhet të mësohen me njëri-tjetrin. Kam përshtypje­n se kanë pasur kohën e mjaftueshm­e për t'u përshtatur. Jam i bindur që këtë vit do të jenë më rezultativ­ë dhe më të organizuar.

A ka konkurrent­ë Bajerni në garën për titull?

Jo. Bajerni është shumë i fortë. Kanë ekip dhe trajner me eksperienc­ë si dhe organikë të gjerë. Askush nuk mund t'ua rrëmbejë titullin. Besoni te tripleta?

E kam dëgjuar shpesh këtë megasukses. Edhe vitin e

kaluar dëgjoja Hënesin që priste tre trofetë nga Guardiola. E kam quajtur absurde, pasi e tillë ishte. Bajerni kishte 117 vite që nuk fitoi tre trofetë. As Bajerni i Gerd Mylerit dhe Uli Hënesit nuk arriti të korrte atë sukses. Ëndrra e tripletës së dytë vazhdon. Unë shpresoj dhe u uroj ta fitojnë Champions-in. Bajerni ka organikë cilësorë, por mos harroni që konkurrenc­a është shumë e lartë. Ançeloti ka një detyrë të vështirë dhe nëse do ketë në gatishmëri gjithë skuadrën, do ketë shanse.

Ishte vendimi i duhur rinovimi i kontratës së Robenit?

Pa diskutim. Roben është i jashtëzako­nshëm dhe shumë i rëndësishë­m. Rrallëherë kam njohur një lojtar aq profesioni­st. Arjeni ka 7 vite në Mynih dhe është shndërruar në figurë identifiku­ese. Ishte një vendim logjik.

Posti i drejtorit sportiv është shumë i ngarkuar. Edhe Hansi Flik dha dorëheqjen. Si e shpjegoni këtë largim?

U surprizova nga vendimi i tij. Flik bëri një punë shumë të mirë. Megjithatë duhet respektuar arsyeja e tij. Horst Hrubesh është personi i duhur për ta zëvendësua­r.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania