Panorama Sport (Albania)

Gana e nis me fitore, Egjipti ndalet nga Mali

-

Gana ka startuar me fitore Kupën e Afrikës të organizuar në Gabon. "Shqiponjat e zeza", të drejtuara nga trajneri izraelit Avram Grant, fituan 1- 0 përballë Ugandës. Golin vendimtar në këtë takim e shënoi sulmuesi i Uest Hemit, Asamoha Gian. Mbrojtësi i Ugandës, Isak Isinde, i shkaktoi faull kapitenit të Ganës në minutën e 32- të dhe Gian shënon duke u dhënë njëkohësis­ht edhe tri pikët e para nënkampion­ëve në fuqi. 4 herë kampionët e Kupës së Afrikës shihen si favoritë të kupës, por ndeshja e parë nuk ishte në nivele të larta. Ndërsa superndesh­ja e dytë e grupit D mes Malit dhe Egjiptit përfundoi në barazim pa gola.

Gaboni do fitore - Faza në grupe është bërë mjaft e fortë në Kupën e Afrikës. Në Grupin A, të katërta kombëtaret kanë grumbullua­r nga një pikë pas dy barazimeve 1- 1. Sot, organizato­rët e Gabonit synojnë fitoren e parë në këtë turne. Në orën 17: 00, Aubamejang & CO përballen kundër Burkina Faso, ndërsa Kameruni synon tri pikët e para përballë "qenve të egër" të Guinea Bisau.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania