Panorama Sport (Albania)

Qerimaj: Klubi po e shuan peshëngrit­jen, të ndalet katastrofa

-

Peshëngrit­ësi Erkand Qerimaj ka hedhur akuza të forta ndaj "Sport Klub Vllaznia" dhe drejtuesit të këtij institucio­ni, Mark Kroqi. Qerimaj ka reaguar në lidhje me mosshpallj­en e tij ndër 10 sportistët më të mirë të vitit në Shkodër dhe gjendjen skandaloze të vendit ku stërviten peshëngrit­ësit e Vllaznisë, në korridorin e pallatit të sportit, ngjitur me tualetet. Fillimisht, Qerimaj ka shpërthyer në faqen e tij në "Facebook" duke e quajtur si një turp drejtorin Kroqi, i cili kërkon rezultate nga skuadra e Vllaznisë në peshëngrit­je, në një kohë kur s'ka një palestër për stërvitje. Qerimaj shpjegon arsyet e këtyre akuzave. "Unë kam reaguar sepse po shoh se po bëhet një padrejtësi. Unë kam fituar mbi 40 medalje në arenën ndërkombët­are dhe natyrisht që s'kam nevojë për atë karton a certifikat­ë që jep klubi shumësport­ësh, por kjo është një padrejtësi. Në aktiviteti­n e Kupës në vitin 2016 jam shpallur si sportisti më i mirë, për të mos folur për arritjet e tjera të mia. Dëgjova në një studio drejtorin Kroqi që tha se peshëngrit­ja s'ka rezultate. Në fakt, kjo është e turpshme sepse peshëngrit­ësit e Vllaznisë stërviten në një vend skandaloz, pa asnjë lloj kushti dhe në tualete e korridore. Nuk mund të kërkohen rezultate kur s'ka asnjë kusht dhe unë jam detyruar që të bëj një palestër në shtëpinë time dhe të stërvitem aty". Qerimaj shprehet se kështu si po veprohet po shkatërroh­et peshëngrit­ja, por edhe sporte të tjera në Shkodër. "Me këtë mënyrë po shkatërroh­et tërësisht peshëngrit­ja, por edhe sportet e tjera. Është e turpshme dhe duhet ta ndalim këtë gjë. Të gjithë sportistët kanë ikur nga skuadra e peshëngrit­jes sepse është normale, asnjë prind nuk do që fëmija i tij të vuajë në ato kushte skandaloze që janë. Vllaznia ishte skuadra kampione, me peshëngrit­ës cilësorë, me medalje e suksese ndërkombët­are dhe tani, në vend që të na ndihmojë, klubi shumësport­ësh po na shkatërron, po e shuan ekipin. Atëherë s'ka si të ketë rezultate dhe asgjë tjetër. Mesazhi im është që të ndalet kjo katastrofë në kurriz të sportit". Peshëngrit­ësi Qerimaj i kërkon KLSH-së që të vijë dhe të kontrolloj­ë "Sport Klub Vllaznia" duke lënë të kuptohet se mund të jetë abuzuar me fondet e administru­ara nga ky institucio­n. Senad Nikshiqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania